Çfarë konsiderohet Dokument Përmbarues në bazë të Titullit Ekzekutiv?

Në bazë të ligjit për procedurën përmbarimore, dokument epërmbaruese me titull ekzekutiv janë:
● Vendimi përmbarues i gjykatës dhe ujdia (pajtimi gjyqësor).
● Vendimi përmbarues i dhënë në procedurë administrative dhe aktpajtimi.
● Dokumenti noterial i përmbarueshëm në pajtim me ligjin për noterinë.
● Marrëveshja e lidhur në procedurën e ndërmjetësimit në pajtim me ligjin për ndërmjetësimin pas aprovimit të Gjykatës.
● Aktvendimet, aktet dhe memorandumet për ujditë gjyqësore të Gjykatave të huaja si dhe vendimet e Gjykatave të huaja të arbitrazhit dhe ujditë e arritura para Gjykatave të tilla në raste të arbitrazhit e të cilat janë pranuar për përmbarim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
● Vendimet dhe Marrëveshjet përmbaruese të arbitrazhit në Republikën e Shqipërisë të shpallura të përmbarueshme nga Gjykata.
● Kontrata për Hipotekën e regjistruar në regjistrin publik sipas ligjit.
● Vendimi Gjyqësor i vërtetuar si urdhër përmbarues evropian.
● Dokumenti apo akti tjetër që me ligj është quajtur dokument përmbarues.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *