Prestige

Rregullore

Rregullore e Mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave mbi organizimin dhe zhvillimin e mbledhjeve në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, si dhe në zgjedhjen e Organeve Drejtuese të saj.

Rregullore e Trajtimit të Ankesave të Depozituara Pranë Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë
Rregullorja ka si qëllim të përcaktojë rregullat dhe procedurat për zbatimin e një standarti ligjor, në shqyrtimin dhe disiplinimin efektiv të sjelljeve të subjekteve përmbarimore të kryera në shkelje të rregullave etike dhe parashikimeve ligjore, si dhe të garantojë të drejtat e palëve, të cilat përfshihen në një proces ankimimi pranë Dh.K.P.Gj.P.

Rregullore për Administrimin e Qendrës së Zhvillimit të Ankandeve Publike Përmbarimore – QZHAPP
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave mbi administrimin dhe funksionimin e Qendrës së Zhvillimit të Ankandeve Publike Përmbarimore – QZHAPP, të krijuar pranë Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, në zbatim të Ligjit Nr.10031, datë 11.12.2008 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, si edhe akteve nënligjore në zbatim të tij.