Mbledhje të faturave

Sekuestrot me forcë në ditët e sotme janë bërë krejt normale edhe për borxhe individësh në shuma krejt të papërfillshme, deri te korporatat e mëdha që xhirojnë miliona euro në bilancet e tyre. Por siç shihet nga konstatimet e zyrave përmbarimore, ndërtuesit janë më problematikët. Sektori ka pësuar një krizë të dyfishtë me rënien e konsumit nga kriza dhe njëkohësisht me maturimin në fund të viteve 2000, duket se telashet nuk kanë të sosur. Zyrat përmbarimore, kanë pohuar se, kërkesat e bankave për huat e këqija kanë destinacion kryesisht ndërtuesit. Sektori i ndërtimit në krizë gati prej gati 6 vjetësh arriti kulmin vitin e kaluar, ku 244 kompani ose 5% të totalit të tyre falimentuan. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e ndërtimit shënoi 4575 subjekte nga 4819 të tilla që ishin gjatë vitit 2013.

Kriza e krijuar nga një minifluskë që përjetoi sektori pas vitit 2005 e shoqëruar nga rënia e blerjeve të banesave, i rëndoi së tepërmi bilancet e kompanive vitet e fundit. Problemeve të tregut iu shtuan edhe mospagesat e qeverisë për punët publike që kryen disa firma.

Por me gjithë problemet që sektori po përjeton prej vitesh nuk ka njohur një faliment të kësaj natyre, ku brenda vitit të falimentojnë 5% e kompanive aktive në treg.


Posted

in

by

Tags: