Vendime gjyqësore (civile, administrative)

Në drejtim të përcaktimit të ligjit të zbatueshëm, në 8 vendimet e vëzhguara, rezulton se pas
pasqyrimit të fakteve të çështjeve dhe pretendimeve të palëve në gjykim, gjyqtarja referon
dhe citon dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurave Administrative, të Kodit të Procedurës
Civile, të Kodit Civil dhe dispozita të ligjeve dhe akteve nënligjore të posaçme që gjejnë
zbatim në çështjen konkrete. Konkretisht, në 8 vendimet e analizuara, identifikohen,
referohen dhe citohen dispozitat ligjore si më poshtë :
– nenet 6 dhe 309 të K.Pr.Civile lidhur me detyrimin e gjykatës për t’u shprehur mbi
gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet si dhe çmuarjen e provave sipas
bindjes së brendshme;
– nenet 15, 16, 17, 37 të ligjit 49/2019 mbi të drejtën e ngritjes së padisë, objektin e
padisë, kushtet për shterimin e ankimit administrativ dhe kufijtë e shqyrtimit të
çështjes;
– nenet 109, 113, 108 të K.Pr.Administrative mbi paligjshmërinë e aktit administrativ,
procedurën dhe pasojat e anulimit dhe shfuqizimit;
– nenet 2, 17, 37 të ligjit 49/2019 mbi dhënien e përkufizimeve të veprimit dhe
mosveprimit administrativ, objektit të padisë dhe kufijve të shqyrtimit të çështjes;
– nenet 25, 34/2, 39 i ligjit 49/2012, si dhe nenet 158 dhe 299 të K.Pr.Civile, në lidhje
me veprimet përgatitore të gjyqtarit, pasojave juridike të mosparaqitjes së palëve si
dhe rastet e disponimit me vendim jo përfundimtar nga gjykata administrative
– nenet 22, 24, 46 të ligjit 10279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”,
nenin 131 të Kodit Civil si dhe nenin 609 të K.Pr.Civile, lidhur me kundërvajtjet
administrative, parashkrimin e dënimit administrativ, ndërprerjen e parashkrimit,
pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv
– nenet 17, 37, 116, të K.Pr.Administrative lidhur me pavlefshmërinë absolute të
akteve administrative
– Nenet 510, 511 i K.Pr.Civile lidhur me titujt ekzekutiv


Posted

in

by

Tags: