Prestige

Veprimtaritë dytësore

Ky ligj zbatohet edhe për veprimtaritë dytësore që kryhen nga përmbaruesi gjyqësor privat dhe që përfshijnë:

a) kryerjen e njoftimit të akteve gjyqësore dhe dokumenteve zyrtare;

b) njoftimin dhe kryerjen e mbledhjes së detyrimeve financiare me mirëkuptim, me kërkesë të të interesuarve;

c) kryerjen e konstatimeve të fakteve, sendeve dhe dukurive lehtësisht të verifikueshme, që nuk kërkojnë njohuri specifike teknike sipas legjislacionit në fuqi, me kërkesë të të interesuarve;

ç) kryerjen e shitjes së sendeve në ankand publik me kërkesë të të interesuarve.